‘Virgjëresha’ e korrupsionit të përqendruar Pogaj dhe INERTI shpk
Historia e kualifikimit të kompanisë INERTI shpk u publikua në një investigim të Publik.al. Një tjetër tender me erë abuzimi dhe klientelizmi në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka shpallur fituese kompaninë “INERTI” shpk për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve, me një vlerë kontrate prej 194 milionë lekësh pa TVSH (rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH), të financuar nga buxheti i shtetit.
Tenderi që nxori fituesin e paracaktuar
Tenderi me numër reference REF-60262-09-03-2025, me fond limit 296,309,312 lekë, është zhvilluar në datën 19 shtator 2025, me 14 kompani pjesëmarrëse.
Por menjëherë pas përfundimit të procedurës, OBP – institucioni që tashmë po përflitet si “çerdhe e korrupsionit të kontraktuar” kualifikoi 5 nga 14 operatorët, duke skualifikuar konpanitë e tjera me arsye teknike që ekspertët i konsiderojnë si të fabrikuara dhe selektive, për të shpallur fituese pikërisht kompaninë “INERTI” shpk.
Fillimisht, për të mos rënë në sy trashë fare në pazarin që kishin mbyllur me INERTIN, duke marrë si parapagim 5% rreth 100 mln lekë nga burri i Arlindës dhe sekseri i besuar i saj, kualifikuan 5 kompani, edhe pse kompanitë kishin marrë tendera nga OBP shumë afër njëra-tjetrës dhe jo vetëm që nuk përmbushnin kriteret ligjore, por sepse stafet teknike dhe fuqia e tyre nuk mbulonin realisht aftësinë për të fituar tenderin më sipër. Ndaj esnafët e korrupsionit i kualifikuan për të shpallur INERTIN, edhe pse një ose dy kompani pjesëmarrëse i plotësonin kriteret.
Por çfarë ndodhi pasi dy firma e ankimuan në KPP tenderin e paracaktuar nga “virgjëresha” e korrupsionit të përqendruar?
Duke qenë të bindur se firma e skualifikuar do të shpallet me të drejtë fituese në KPP, në fillim firma dhe pastaj sekserët e Arlindës filluan kërcënimet ndaj firmës për t’u tërhequr nga ankimi.
Ndërkohë, problemi tani nuk ishte më kthimi i 5% firmës fituese INERTI, por belaja se firma nuk i pranon më mbrapsht paratë e ryshfetit.
Në këtë situatë të vështirë, sekserët e Pogajt u sulën firmës ankuese që të tërhiqej nga ankimimi, ose ndryshe nuk do të merrte asnjë tender në të ardhmen në OBP-në e korrupsionit të përqendruar.
Çfarë pritet të ndodhë?
Tani situata është e thjeshtë:
Firma ankuese, që me të drejtë nuk e toleroi presionin e sekserëve të Arlindës, pret mbarimin e afatit dhe vendimin e KPP-së.

Telenovela mund të mbyllet kështu:
• Firma ankuese fiton me të drejtë në KPP
• Ndërsa Arlinda duhet të gjejë një mënyrë për të bërë paqe me INERTI shpk
– ose duke kthyer shumën
– ose duke i premtuar ndonjë tender tjetër
Kryeministri Rama, nëse nuk e di, dikush ia çon informacionet.
Nëse telenovela nuk mbyllet kështu, redaksia e Publik.al do të ndalet së investiguari “virgjëreshën” e korrupsionit dhe jemi të hapur të pranojmë çdo përballje në gjykatë.
Deri sa të dalë vendimi i KPP-së, ne do të merremi me faktet ;pse Arlinda shkarkoi dy punonjësit e saj, për videon në kafen në Domje, dhe pazari me videon në Myslym Shyri. Do t’i kushtojmë një shënim mbi harbimet e Arlindës në Jug, pas fitores ‘historike’ të shefit të saj, Blendi Gonxhe në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



