Vis Bajraktari i dërgon mesazhe shantazhuese gazetarit Elvi Fundo

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Në qendër bashkëshortja Lori Hoxha dhe aferat e inceneratorëve

Vis Bajraktari dhe Lori Hoxha


Tiranë
– Gazetari investigativ dhe botuesi i CNA.al dhe CNA TV, Elvi Fundo, ka marrë mesazhe kërcënuese nga një person që identifikohet si Vis Bajraktari, bashkëshorti i Lorela Hoxhës, pronare e mediave “Top Channel” dhe “DigitAlb”. Me një shqipe të çalë dhe në formë analfabetësh, personi i vetëquajtur Bajraktari ka shprehur pakënaqësi për publikimin e fotove dhe lajmeve në CNA, duke kërkuar që redaksia “të ketë kujdes” sepse çështjet po ktheheshin në personale.

Pas verifikimeve, CNA konfirmon se fotoja për të cilën u shpreh “kujdes” i përket Lorela Hoxhës, e cila prej kohësh është e martuar me Vis Bajraktarin. Sipas redaksisë, mesazhet e tij përbëjnë presion dhe shantazh për të ndaluar publikimin e të vërtetave që lidhen me aferën e inceneratorëve, ku Lorela Hoxha përmendet si ortake e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nën hetim nga SPAK.

CNA thekson se nuk ka asnjë interes personal me familjen e Bajraktarit, por me rolin publik të Lorela Hoxhës si pronare mediash dhe përfituese e fondeve publike përmes ortakërive dhe reklamave nga inceneratorët. “Nuk kemi punë me gruan e Vis Bajraktarit aspak, por kemi punë me ortaken e inceneratorëve dhe investitoren strategjike,” thuhet në reagimin e CNA.

Në mesazhe, Bajraktari i sugjeron gazetarit Fundo “merru me mua, s’ke punë me familjen”, gjë që CNA e interpreton si përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga aferat financiare dhe marrëveshjet e dyshimta që përfshijnë bashkëshorten e tij.

LEXONI DISA NGA MESAZHET E VIS BAJRAKTARIT DREJTUAR GAZETARIT , ELVI FUNDO

Një përgjigje për Vis Bajraktarin, pas kërcënimit ndaj

Një përgjigje për Vis Bajraktarin, pas kërcënimit ndaj

Një përgjigje për Vis Bajraktarin, pas kërcënimit ndaj

Një përgjigje për Vis Bajraktarin, pas kërcënimit ndaj

Pse

Sipas CNA, Lorela Hoxha ka ndërhyrë edhe më parë, nëpërmjet personave të tretë, për të fshirë artikuj dhe për të ndaluar referencat publike mbi lidhjet e saj me inceneratorët. Ato i cilësojnë këto veprime si pjesë e një strategjie të përbashkët të “Top Channel” dhe njerëzve pranë saj për të heshtur zërat kritikë dhe për të shmangur hetimet.

CNA deklaron se do të vazhdojë publikimin e provave dhe të dhënave mbi aferën e inceneratorëve, dosjen “5D”, lidhjet me Erion Veliajn dhe rolin e mediave që kanë marrë miliona euro nga paratë e shqiptarëve. “As Vis Bajraktari, as kuç e maç nuk do të na ndalojnë për të thënë një të vërtetë me zë të lartë dhe me dokumente zyrtare,” përfundon reagimi i redaksisë.

Në fund, CNA i kujton Bajraktarit se përpara se të dërgojë kërcënime gazetarëve, duhet të pyesë bashkëshorten e tij për burimin e fondeve që kanë financuar bizneset dhe luksin e saj, të cilat, sipas akuzave, vijnë nga një aferë kriminale që i ka kushtuar shtetit shqiptar qindra milionë euro.

Publikuar nga Publik Media