Vizita,Rama dekoron presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” gjatë një ceremonie zyrtare në godinën e Këshillit të Ministrave.
“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt dhe mirënjohje të thellë, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike,” u shpreh Rama gjatë takimit me liderin e Emirateve.
Mirëardhsh mik i shtrenjtë”- Rama publikon foto nga largimi i presidentit të Emirateve të Bashkuara, kryeministri e përcjell në aeroport

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahya, përmbyll vizitën zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga largimi i presidentit të Emirateve të Bashkuara.
“Mirëardhsh mik i shtrenjt”, ka shkruar Rama në Facebook, krahas fotos kur presidenti i EBA përgatitet për tu futur në avion.
Kujtojmë se presidenti i Emirateve të Bashkuara u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



