E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vizitë misterioze, e besuara e Trump i shkon natën Ramës në zyrë
Bota

Vizitë misterioze, e besuara e Trump i shkon natën Ramës në zyrë

Një takim i pazakontë dhe i pa paralajmëruar është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë, duke ngjallur menjëherë interes dhe pikëpyetje në qarqet politike dhe mediatike.

Sipas raportimeve mediatike, në godinën e Kryeministrisë është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, aktualisht ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Athinë. Ajo është pritur në hyrje nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-c0d5555f98fbb9e1f3e368f7ae9f7ad2.webp

Takimi ka tërhequr vëmendje të veçantë jo vetëm për faktin se nuk ishte njoftuar paraprakisht, por edhe për profilin politik të Guilfoyle. Përveç rolit të saj diplomatik, ajo konsiderohet si një nga figurat më të afërta me presidentin amerikan Donald Trump.

Për një kohë të gjatë ajo ka qenë në një marrëdhënie me Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan, dhe prej vitesh është përfshirë aktivisht në rrethin politik dhe strategjik që lidhet me figurën e Trump në politikën amerikane.

Ajo që e bën edhe më enigmatik këtë zhvillim është fakti se vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse. Kryeministria nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me takimin, ndërsa as Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk ka publikuar ndonjë njoftim për këtë vizitë.

Po ashtu, sipas burimeve mediatike, Guilfoyle nuk është shoqëruar nga stafi diplomatik i ambasadës amerikane në Tiranë gjatë hyrjes në Kryeministri, një detaj që ka shtuar edhe më shumë misterin rreth këtij takimi të zhvilluar larg vëmendjes së publikut.

Për momentin nuk dihen arsyet apo temat që mund të jenë diskutuar gjatë këtij takimi, ndërsa mungesa e një reagimi zyrtar ka lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime mbi natyrën e kësaj vizite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.