E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjehrri nuk e pranonte lidhjen me nusen e  divorcuar dhe me 3 fëmijë
Lajme

Vjehrri nuk e pranonte lidhjen me nusen e divorcuar dhe me 3 fëmijë

Detaje nga krimi i dyfishtë në Fier

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e sotme pasi një 61-vjeçar ka vrarë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas veten. Mësohet se 30-vjeçarja Merushe Hazizi është vrarë nga vjehrri i saj i ardhshëm pasi ky i fundit nuk e pranonte dot faktin se 30-vjeçarja kishte qenë e martuar më herët dhe se kishte dhe 3 fëmijë nga kjo martesë. Prej disa kohësh Xhevahir Hoxha jetonte bashkë me djalin e tij Fatjon Hoxha dhe 30-vjeçaren Merushe, kjo e fundit prej 3 vitesh bashkëjetonte me Fatjonin.

Por 30-vjeçarja dhe Xhevahir Hoxha kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për shkak të faktit se ajo kishte qenë e martuar më parë dhe ishte divorcuar. Ditën e sotme ata kanë qenë të dy vetëm në shtëpi dhe dyshohet se pas një debati mes tyre, 61-vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar nusen e ardhshme të djalit dhe më pas ka dalë jashtë dhe është varur në një pemë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje në fillim ka parë trupin e 61-vjeçarit të varur në pemë dhe më pas brenda në shtëpi 30-vjeçaren e mbuluar në gjak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.