Vjen reagimi i Presidencës pas ndryshimeve në Kod: Zero surprizë!
Presidenca e Shqipërisë ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Përmes një deklarate në rrjete sociale, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, thotë se asgjë nuk është surprizë, duke bërë fajtor kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët i konsideron të blerë.
Blushi thotë se nesër do të bëhen publikë të gjithë emrat e atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.
“Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri”, shkruan Blushi.
Shënimi i plotë
Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.
Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.
Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.
Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.
Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.
Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.
Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.
Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.
Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.
Numërimi mbrapsht sapo filloi.
JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



