E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë, mban homazhe në nder të Bujar Nishanit!
Politikë

Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë, mban homazhe në nder të Bujar Nishanit!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në homazhet në nder të ish kreut të shtetit Bujar Nishani.

Osmani është pritur nga homologu i saj shqiptar Ilir Meta i cili e ka shoqëruar atë nga ambientet e jashtme drejt sallës “Skënderbeu”, ku po mbahen homazhet në nder të Nishanit.

Pasi ka nderuar ish-presidentin, Vjosa Osmani është takuar me familjarët e tij duke i shprehur ngushëllime për humbjen e njeriut të afërt.

Taulant Balla: Do ruaj gjithmonë respekt të veçantë, tregoi vlerësim maksimal për Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka dhënë një mesazh para mediave në përfundim të homazheve të socialistëve në nder të ish presidentit Bujar Nishani.

Balla u shpreh se gjatë ushtrimit të detyrës si president, Nishani tregoi respekt ndaj Kushtetutës dhe institucioneve ndërsa shtoi se do të ruajë gjithmonë respekt maksimal ndaj tij.

“Bashkë me kolegë ministra dhe deputetë kemi qenë sot në presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një shtetari të respektuar si Nishani. Kemi punuar edhe si kundërshtarë politikë në Kuvend. Do ruaj gjithmonë respektin për Bujar Nishanin kundërshtar dhe një personalitet i respektuar që erdhi nga fusha ushtarake dhe diti të tregojë respektin ndaj institucioneve të vendit.

Gjatë ushtrimit të detyrës pati momente kur tregoi vlerësimin maksimal për Kushtetutën. Shpreh basjkë me kolegët e mi ngushëllime për familjen e Bujar Nishanit. Vlerësimi te unë do mbetet gjithmonë maksimal”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.