E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, Ngjela: Deklarata e SHBA godet Metën, posti i presidentit në pikëpyetje
Publik News

Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, Ngjela: Deklarata e SHBA godet Metën, posti i presidentit në pikëpyetje

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela tha për Euronnews se vlerësimin e bërë nga DASH për Ardian Dvoranin (Kampion kundër korrupsionit), e lexon si goditje e drejtpërdrejtë për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Ai shtoi më tej se ky vlerësim për z. Dvorani, tregon se personaliteti i tij ka qenë avangardë në lidhje me pushtetin gjyqësor, ndërsa ngelet në pikëpyetje posti i Presidentit Meta në Krye të Shtetit.

“Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën në lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga Presidenti i Shqipërisë. Goditjen kryesore e merr Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin. Pyetja është, a do të vazhdojë presidenti i Shqipërisë te jetë president?”, theksoi ai.

Reagimi i Tedi Blushi:

Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!
Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:
Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.
Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.
SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.