E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vllaznia mund Kukësin dhe e sheh veten në vendin e dytë
Publik News

Vllaznia mund Kukësin dhe e sheh veten në vendin e dytë

Vllaznia ka mundur Kukësin në ndeshjen e javës së 20 të Superiores me shifrat 2-0, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme për renditjen.

Kuqeblutë kanë dominuar plotësisht ndaj verilindorëve, duke dhuruar një lojë shumë të mirë ofensive, sidomos në pjesën e parë ku ia dolën edhe të finalizonin dy herë. Nëse goli i parë ishte një kryevepër falë aftësive personale të Herald Markut, te i dyti i erdhi një ndihmë nga portieri Halimi i cili nuk kontrolloi gjuajtjen e Jonuzit.

Në pjesën e dytë, shkodranët menduan të administronin lojën dhe forcat, duke u siguruar që të ruanin portën të papreku. Shifrat nuk ndryshuan dhe kjo i dha Vllaznisë 3 pikë që e ngjitin në vendin e dytë, teksa lënë Kukësin përsëri në zonën e rrezikshme të klasifikimit.

VLLAZNIA-KUKËSI 2-0
19′ H. Marku, 45′ Jonuzi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.