E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/22-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, gjen vdekjen
Lajme

VLORË/22-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit, gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës. Një 22 vjeçare, Vivien Lamaj dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

E reja ka ndërruar jetë në vend.

Mësohet se trupi i saj ka përfunduar mbi një automjet të parkuar poshtë pallatit.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 22-vjeçaren drejt këtij akti.

Policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po heton rreth shkaqeve që sollën këtë fund tragjik për vajzën.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.