E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Aksion kundër “Lojërave të fatit”, bie në pranga 20-vjeçari, procedohet edhe një tjetër
Lajme

Vlorë/ Aksion kundër “Lojërave të fatit”, bie në pranga 20-vjeçari, procedohet edhe një tjetër

Një person është vënë nën pranga nën akuzën për “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, është arrestuar në flagrancë ndërsa në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 20 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtij shtetasi. Gjatë kontrollit ka rezultuar se ky shtetas kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit, për të organizuar lotari sportive të paligjshme, nëpërmjet kompjuterit.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.