Vlorë/ Arrestohen 3 persona, në kërkim pronari i një firme ndërtimi
Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme 3 persona, të cilët po kryenin punime pa leje në një objekt ku ishin pezulluar punimet.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i firmës së ndërtimit, që po kryente punimet në një objekt 4-katësh.
Të arrestuarit janë:
L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;
P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.
Ndërsa pronari i firmës i shpallur në kërkim është shtetasi me iniciale, A.H, 38-vjeç, banues në Vlorë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



