E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, gjendet një gomone në Radhimë, dyshohet se përdorej për trafik droge
Lajme

Vlorë, gjendet një gomone në Radhimë, dyshohet se përdorej për trafik droge

Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone në Radhimë. Gomonja me 9 metra kishte dy motore të fuqishëm është gjetur në breg të detit, dyshohet se përdorej për trafik droge.

Gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë  në breg të detit  një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.