E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/Grabitën zyrën e një firme ndërtimi me maska dhe kallash, në pranga një prej autorëve
Flash

Vlorë/Grabitën zyrën e një firme ndërtimi me maska dhe kallash, në pranga një prej autorëve

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se dje nën kërcënimin e një kallashnikovi ka hyrë në një zyrë të një firme ndërtimi dhe ka vjedhur një shumë lekësh.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dukat i Ri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Saldjon Çela, i cili rezulton me precedent të mëparshëm për vjedhje

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në fshatin Dukat i Ri. Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum, si dhe nga strukturat hetimore të DVP Vlorë.

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje.

Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorit të shtetasit S. C. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.