E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë, mësuesi dhe djali i tij konfliktohen me 17-vjeçarin
Lajme

Vlorë, mësuesi dhe djali i tij konfliktohen me 17-vjeçarin

Një sherr mes një mësuesi dhe dy nxënësve ka ndodhur në Vlorë, jashtë ambienteve të shkollës. Konkretisht mësuesi në shkollën e fshatit Novoselë, shtetasi me inicialet A. O., 53 vjeç dhe dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç, djali i shtetasit A. O dhe tjetri 17 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta. Policia ka proceduar në gjendje të lirë të tre personat.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.