E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe , dyshohet nga mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve
Lajme

Vlorë/Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe , dyshohet nga mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë foshnja

Spitali i Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Vlorës, ku një foshnjë 5-ditëshe ka ndërruar jetë.

Policia dyshon se shkak ka qenë mjekimi i pakujdesshëm.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë dhe ka nisur procedim për mjeken.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.