E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Njoftuan se po grabitet me armë një kazino, policia sqaron ngjarjen: Telefonatë e rremë
Lajme

Vlorë/ Njoftuan se po grabitet me armë një kazino, policia sqaron ngjarjen: Telefonatë e rremë

Policia e Vlorës është telefonuar se një kazino është tentuar të grabitet në në lagjen “Lef Sallata”. Nga hetimet policore është konstatur se telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë.

Tre personat e shoqëruar për siguri të cilët ishin pa kartë identiteti me vetë pas verifikimeve të kryera janë lënë të lire.

Njoftimi i policisë

Vlorë. Njoftim sqarues Lidhur me një lajm se në lagjen ”Lef Sallata”, është tentuar të grabitet një kazino, bëjmë me dije se: Në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila ka njoftuar se në një kazino janë futur dy persona me armë. Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe është tentuar disa herë të kontaktohet me telefonuesin por telefoni rezultoi i fikur. Telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë. Shërbimet e Policisë, për siguri kanë ushtruar kontroll dhe kanë shoqëruar tre persona të cilët ishin pa kartë identiteti me vete ku pas verifikimeve të kryera janë lënë të lirë. Policia e Shtetit duke vlerësuar bashkëpunimin me median i fton që për çështje në interes të gjerë të publikut të kontaktojnë burimet zyrtare të Policisë ku do të gjejnë informacionin e saktë në interes të qytetarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.