Vlorë, qarkullonte me armë zjari, blutë prangosin 39-vjeçari
Policia e Vorës në kuadër të operacionit policor të kduar “Rrethi” ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Shtetasi S.P u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, ku pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.
Operacioni, falë inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vorë.
Mbante një armë zjarri pistoletë, në kroskotin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.
Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Vorë.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



