E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur dy persona, arrestohet 33-vjeçari
Lajme

Vlorë/ Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur dy persona, arrestohet 33-vjeçari

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u përfshi në një aksident të premten. Mësohet se i riu po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, kur është përplasur me një tjetër mjet.

Për pasojë mbetën të lënduar shoferi dhe pasagjerja që ndodheshin në mjetin që u përplas.

Raportohet se të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Është arrestuar nga policia e Vlorës një 33-vjeçar, me inicialet A.F.. Ky i fundit një ditë më parë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është aksidentuar me një automjet tjetër me drejtues shtetasin D. D., 33 vjeç, i cili si pasojë ka ngelur i dëmtuar së bashku me pasagjeren shtetasen E. K.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.