Vlorë/ U dhunua barbarisht në Vlorë, shkak dyshohet një gjobë
Polici Bashkiak Bruno Jazaj Dhunohet Barbarisht në Vlorë
Personi që shihni në foton e mësipërme është polici bashkiak në Vlorë, Bruno Jazaj, i cili u dhunua brutalisht mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Sipas burimeve për mediat, ai ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet në pavionin e kirurgjisë. Mësohet se Jazaj ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe hundë.
Dyshohet se shkaku i dhunës është vendosja e gjobave ndaj furgonëve të linjave që transportojnë pasagjerë në zonat rurale përreth qytetit. Aktualisht, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës lidhur me këtë incident.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



