E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhën zyrat e PD/ Kandidatët për deputetë: U bastis nga individë të lidhur me PS-në, donin emrat…
Lajme

Vodhën zyrat e PD/ Kandidatët për deputetë: U bastis nga individë të lidhur me PS-në, donin emrat…

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Cërrik, Blendi Himçi dhe Ira Boja, kanë bërë një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në këtë qytet gjatë orëve të vona të natës.

Ata akuzuan ashpër Partinë Socialiste për përdorimin e metodave të dhunshme dhe të paligjshme në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Himcit dhe Bojës, zyra e degës së PD në Cërrik u bastis nga individë të lidhur me PS-në, të cilët morën kompjuterët, televizorët dhe të gjithë dokumentet e ndjeshme, duke përfshirë ato të zgjedhjeve elektorale.

Blendi Himci dhe Ira Boja theksuan se këto materiale janë përdorur për të mbledhur emrat e votuesve të sigurt dhe për të ushtruar presion ndaj komisionerëve dhe personave të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Ata e quajtën këtë akt një shkelje të rënda të ligjit dhe të integritetit të zgjedhjeve, duke bërë thirrje për veprime urgjente nga organet ligjzbatuese dhe policinë e shtetit.

Sipas tyre, nëse nuk ndërhyhet, këto veprime mund të minojnë procesin demokratik dhe të rrezikojnë stabilitetin politik të vendit.

Blendi Himci:

“Në orët e vona të natës është bastisur zyra e degës së PD Cërrik nga banditë të Partisë Socialiste, ku kanë marrë kompjuterin, televizorin dhe të gjitha dokumentet e një karakteri mjaft sensitiv të zgjedhjeve elektorale, për të marrë emrat e votuesve të sigurt dhe elementët e emrave të komisionerëve dhe janë marrë për të bërë presion ndaj personave që kanë emra në këto lista.

Frika e Partisë Socialiste për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit ka trokitur dhe këto janë veprimet më të ulëta që PS ka përdorur me persona të cilët përdoren nga drejtuesit dhe krerët politikë, dhe që, siç e shikoni, kam konstatuar vjedhjen e materialeve me karakter sensibil, siç ju thashë.

Ne i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese dhe policisë së shtetit të gjejnë urgjentisht banditët, ndryshe ata do të jenë pjesë e kësaj frike politike”.

Ira Boja:

“Duket qartë se ky është një sulm politik. Frika ka trokitur në dyert e PS dhe ata po bëjnë krim elektoral.

Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit të marrë masat e nevojshme për të zbardhur dhe shpërndarë këtë ngjarje.

Kjo është një ngjarje mjaft sensitive dhe qytetarët, jo vetëm të Cërrikut, por edhe të Shqipërisë, nuk duhet të alarmohen, dhe krimi askund nuk duhet të mbizotërojë mbi të drejtat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.