E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e tij, babai tronditet kur e zbulon
Lajme

Vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e tij, babai tronditet kur e zbulon

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha.

Të dyshuarit jo rrallëherë dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një person ka vjedhur në shtëpinë e vet.

Këtë herë, media mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua se hajni që kreu vjedhjen është anëtar i familjes.

Policia e arrestoi dhe shoqëroi në stacion policor të dyshuarin, ku i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet thonë se ndër të tjera i dyshuari ka deklaruar se paratë që i mori në shtëpi i ka shpenzuar për ‘punë të veta’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti ndaj tij të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.