E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi fondet e BE,  Beqaj kërkon lirinë, avokati: S’ka rrezik që të ikë jashtë vendit
Lajme

Vodhi fondet e BE, Beqaj kërkon lirinë, avokati: S’ka rrezik që të ikë jashtë vendit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg.

Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

Ermal Yzeiraj tha se ndaj ish-ministrit duhet një masë sigurie më e lehtë.

Ilir Beqaj pretendon se shkelja e “kapur” nga SPAK nuk është atë masë sa ta mbajë atë në burg. Sipas tij, nga tenderi 500 mijë euro, u bë vetëm darka 41 mijë euro te restorant “Gzona”. Ky restorant, sipas SPAK, është pronë e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Ilir Beqaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.