E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi një lokal në Lushnje dhe kundërshtoi me dhunë policinë, në pranga 43-vjeçari!
Publik News

Vodhi një lokal në Lushnje dhe kundërshtoi me dhunë policinë, në pranga 43-vjeçari!

Një 43-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur një local në qytetin e Lushnjes.

Në pranga ka rënë Gazment Kiptiu i cili gjatë arrestimit ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë.

Ai dyshohet se ka vjedhur një lokal në lagjen “18 Tetori” në pronësi të shtetasit me iniciale T.H.

Nga kontrollet e ushtruara në banesë, atij iu gjet dhe iu sekuestruan një sasi parash që dyshohet se i vodhi në lokal, 1 celular, 1 ipad dhe disa paketa cigare.

Gjatë shoqërimit në komisariat, familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë punonjësit e policisë e për pasojë janë vendosur nën hetim.

Policia ka proceduar penalisht shtetasit me iniciale M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R. Xh., 19 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vodhi një lokal në qytetin e Lushnjës si edhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Gjithashtu, procedohen penalisht 4 familjarë të autorit pasi penguan punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gazment Kiptiu, 43 vjeç, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, konkretisht shtetaset M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R

Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës për shoqërimin e shtetasit Gazment Kiptiu.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Vjedhje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.