E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi : Nga 1 korriku ose të gjithë në burg politik ose në eksod
Politikë

Voltana Ademi : Nga 1 korriku ose të gjithë në burg politik ose në eksod

Gjatë protestës së mbështetësve të opozitës në Shkodër, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tha se bandat kriminale po i vjedhin jetën shqiptarëve dhe që nga 1 korriku, ose të gjithë do të përfundojnë në burgje politike ose jashtë vendit.

 

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin sende të forta, duke ngritur duart lart, një shenjë se ato janë të “pastra”.

“Ne jemi këtu për të thënë që bandat kriminale na kanë vjedhur jetën. Më 1 korrik ose do të jemi të gjithë në burg politik ose do të marrim arratinë. Në një eksod tjetër. Ne nuk jemi këtu për të gjuajtur. Ne jemi me duar të pastra.

Ne jemi në emergjencë kombëtare. Edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar kjo qeveria. Krimi ka marrë çdo sektor të jetës tonë. Kemi dalë për të thënë të vërtetën që Rama nuk mund të qëndrojë në krye të shtetit.

 Ne kemi dalë të marshojmë në qytetin e Shkodrës. I bëj thirrje qytetarëve të ndershëm, edhe aty që janë pas policisë të veshur me skafandra. Ju nuk mund t’i përdhunoni njerëzit e qytetit të Shkodrës. Nuk kemi ndërmend të largohemi nga qyteti jonë. Jemi larguar një herë dhe jemi kthyer me shpresën për ta ndërtuar Shqipërinë. Ndryshe ose do të jemi të gjithë në burg ose jashtë vendit”, tha Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.