E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votimi i “Kryeprokurorit”, Balla pranon vjedhjen e katër kartave të deputetëve të opozitës
Lajme

Votimi i “Kryeprokurorit”, Balla pranon vjedhjen e katër kartave të deputetëve të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës mbi numrin e votave pro kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Në studion e Ora News ai u shprehur se maxhoranca u detyrua t’i zëvendësonte kartat e saj, me të opozitës, në kushtet kur materialet identifikuese të deputetëve të shumicës u grabitën sipas tij, nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Balla: Deputetja dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi së bashku me disa deputetë të tjerë kanë vjedhur kartat e deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hysenit që është pjesa majtas. Ne jemi detyruar t’i zëvendësojmë kartat e atyre me katër karta të deputetëve të tjerë.

Në kushtet kur maxhoranca pati 69 vota pro, kur në Parlament ndodheshin 72 deputetë të PS-së, Balla tha se mangësia e dy votave mund të ketë ardhur si rrjedhojë e gabimeve që mund të jenë bërë përpara situatës që u krijua.

Balla: Për sa i përket aspektin procedural, jemi në rregull me Procedurën e Kuvendit sepse mjaftonin 36 vota. Në tym e sipër ndoshta mund të jenë dhënë gabim.

Në qasjen e Taulant Ballës, një Prokuror me mandate të rregullt mund të vijë në detyrë brenda 3 muajsh.

Balla: Brenda tre muajsh do të kemi prokurorin e përgjithshëm me mandatin 7 vjeçar.

Në mbyllje, Balla vlerësoi qëndrimet e faktorit ndërkombëtar përpara situatës. Kujtojmë që ambasada amerikane dënoi dhunën e protestës, ndërsa më herët, EURALIUS dhe OPDAT kanë mbështetur zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.