E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votimi i mbrëmshëm/ Meta- Ramës: U mbars mali dhe polli një mi
Publik News

Votimi i mbrëmshëm/ Meta- Ramës: U mbars mali dhe polli një mi

Parlamenti votoi mesnatën e së enjtes disa ndryshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë.

Këto ndryshime, ashtu siç e tha vetë kryeministri Edi Rama, kanë për synim kreun e PL, Ilir Meta.

Ky i fundit, në një konferencë për shtyp sot, tha se këto ndryshime nuk janë asgjë.

“Ilir Meta i ka mbajtur të gjithë premtimet e tij.

Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri më 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës. I kam fituar të gjitha betejat, brenda dhe jashtë. Janë investuar edhe qindra milionë euro për të blerë edhe institucione jashtë kundër Ilir Metës.

Për çështjen e ligjit që ata kanë bërë mbrëmë, ajo ishte sikur u mbars mali dhe polli një mi.

Mali u mbars më 25 korrik, në mes të vapës. Polli një mi mbrëmë në mesnatë se unë kam qenë në një festë familjare.

Nëse nuk i dalin ato breshkat, uroj që ky mi ta ndihmojë për të përmirësuar frymëmarrjen,” tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.