E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VOTIMI i parlamentit hollandez, dhe  si mberrihet deri tek rikthimi i vizave
Bota

VOTIMI i parlamentit hollandez, dhe si mberrihet deri tek rikthimi i vizave

Është hedhur në votim në parlamentin holandes rikthimi i vizave për Shqipërinë në Bashkimin Europian, me motivacionin që mafia shqiptare është fuqizuar dhe ka mundësi që të lëvizë më lirshëm.

Parlamenti i Holandës ka votuar pro për ta dërguar kërkesën në Bruksel, në Bashkimin Europian.

Këshilli i minstrave të BE-së duhet të mblidhet dhe të marrë në shqyrtim kërkesën e Holandës.

Në rast se edhe Këshilli e mbështet, vendimin ia përciell Parlamentit Europian.

Nëse edhe Parlamenti Europian e miraton i dërgohet parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të gjitha duhet ta ratifikojnë që të rikthehen vizat.

Ky votim ishte kërkuar nga 5 parti (VVD, CDA, PVV, SP, CU) të cilat në total kanë 92 deputet, nga 150 në total.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.