Vranë me thikë 32-vjeçaren poshtë urës së Dajlanit, arrestohen autorët. Policia: Ishin nën efektin e kokainës
Raporti i ngjarjes “Deluzion” në Durrës tregon se dyshohet që Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, të cilët kishin konsumuar kokainë, janë autorët e vrasjes me thikë të 32-vjeçares Luljeta Preza. Gjatë një konflikti pasi kishin konsumuar drogë, ata kanë përdorur thikën për të sulmuar viktimën, e cila ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, tre shtetasit e tjerë, B. S., M. M., dhe një 15-vjeçare, janë referuar në Prokurori për moskallëzim të krimit, pasi ishin prezente gjatë ngjarjes, por nuk kallëzuan në polici.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



