E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vranë në bashkëpunim 16-vjeçarin, arrestohen 4 të miturit në Gramsh. Policia jep detaje nga sherri mes nxënësve
Lajme

Vranë në bashkëpunim 16-vjeçarin, arrestohen 4 të miturit në Gramsh. Policia jep detaje nga sherri mes nxënësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Elbasan, ku 16-vjeçari Fation Bici u godit me thikë në zemër gjatë një sherri mes 5 adoleshentëve.

Vetëm disa orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 4 adoleshentët me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit plagosën me thika viktimën dhe 15-vjeçarin Marko Liçi.

Uniformat blu kanë sekuestruar 3 thika, 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.