E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasaj e Santiago Malkos, Leonard Duka dënohet me 30 vite burg
Lajme

Vrasaj e Santiago Malkos, Leonard Duka dënohet me 30 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik dhe ndodhi më 27 gusht të vitit 2019.

Trupi gjykues vendosi që i pandehuri Leonard Duka të shpallet fajtor dhe ta dënojë me 30 vite burg, për rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Erlis Duka, u shpall i pafajshëm për vrasjen Malkos, edhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, ndërsa u vendos heqje e masës se sigurimit, duke u liruar totalisht nga akuzat. Po ashtu, GJKKO dënoi me 25 vite burg Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën ‘Doça’, i njëjti dënim dhe për Aleksandër Manxhakun.

Sakaq, Oltian Loga u dënua me 25 vite burg. Më herët për këtë vrasje u dënua Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Vendimi u mor pas një procesi të gjatë hetimor dhe gjyqësor, gjatë të cilit u administruan prova të shumta dhe u dëgjuan dëshmi të ndryshme.

Sipas autoriteteve, çështja është ndjekur me prioritet, për shkak të profilit të viktimës dhe rrezikshmërisë së lartë shoqërore të krimit.

Gjykata theksoi se dënimi synon të vendosë drejtësi për vrasjen e një ish-oficeri policie, si edhe të përcjellë një mesazh të qartë kundër krimeve të rënda dhe atentateve ndaj punonjësve të rendit.

Ngjarja e 27 gushtit 2019 kishte ngjallur reagime të shumta, ndërsa hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve vijuan për një periudhë të gjatë, deri në dhënien e këtij vendimi përfundimtar nga Gjykata e Posaçme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.