E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’, në takime intime në burgje
Lajme

Emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’, në takime intime në burgje

Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it. Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, gazetari ka publikuar emrat e personave që kanë bërë më shumë takime speciale në burgje, me vajza të reja të botës së ekranit dhe rrjeteve sociale. Takimet janë bërë në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës.

Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty. Gjatë emisionit, Vezaj përmendi emrat e të arrestuarve ose të dënuarve, duke përfshirë disa emra të rëndësishëm të botës së krimit.

Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, personi që në burgun e Reçit ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R. Pamjet janë filmuar nga vetë ai, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që Vezaj pretendon se e ka verifikuar.

Mes takimeve ai përmendi edhe Ramazan Rrajën nga Fushë-Kruja, në takime speciale me një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale. Këtyre takimeve nuk i ka shpëtuar edhe Redjon Rraja, i akuzuar për trafik droge, në takime me vajza si S.B. apo I.A., të cilat kanë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Takime speciale ka bërë edhe pse në paraburgim edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po të botës së ekraneve. Gjithashtu, sipas Vezaj, takime speciale ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., që ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Apo edhe i paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, i cili ka pasur takime speciale me I.Xh., po ashtu e njohur në rrjete sociale.

Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me personazhen e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti. Por edhe i famshmi i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. në burg.

Të gjitha këto tashmë ndodhen në një raport konfidencial edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përpiluar nga agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, të cilët kanë renditur dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.
Sipas gazetarit Flamur Vezaj, ai ka vendosur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon për këto takime speciale, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat e reja që shfaqen aty. Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke shtuar se askush nuk i ka detyruar të hyjnë në këto takime, por ato kanë vepruar me dëshirën e tyre.

Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi sistemin e burgjeve dhe mënyrën se si abuzohet me procedurat e takimeve speciale. Ai pretendon se përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara, deklaratave noteriale dhe mungesës së kontrollit nga institucionet, është krijuar një skemë që lejon hyrjen e personazheve të njohur të showbiz-it dhe rrjeteve sociale në burgje për të takuar të dënuar apo persona me rrezikshmëri të lartë.

Nga ana tjetër, në episodin e “Ma Shqip” u diskutuan të gjitha këto me kolegun Elton Qyno, si dhe për reagimet e videos-skandal të publikuar dy javë më parë, ku duken të pandehur të ndryshëm, mes tyre Lulzim Berisha etj., që festonin në qelinë e Durrësit me alkool, telefon e drogë.

Gjatë emisionit u diskutua për reagimet e burgjeve dhe veprimet e kontrolleve të ushtruara që pas publikimit, ku janë gjetur rreth 35 aparate telefonike në gjithë burgjet, si dhe janë transferuar disa të dënuar.

Ndërkohë, janë marrë masa për pezullim nga detyra me procedurë për përjashtim nga sistemi i burgjeve të 9 personave që kanë neglizhuar dhe kanë lejuar të ndodhin këto pamje në burgun e Durrësit, që emisioni “Ma Shqip me Flamur Vezaj” i ka publikuar./MaShqip.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.