E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja aksidentale e Gledis Krajës nga shoku i tij, flet pronarja e mobilerisë: Sherri nisi për parkimin dhe për mungesën e 2 karrigeve
Publik News

Vrasja aksidentale e Gledis Krajës nga shoku i tij, flet pronarja e mobilerisë: Sherri nisi për parkimin dhe për mungesën e 2 karrigeve

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gledis Krajës në Shkodër, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij Stjuart Smakaj, teksa ky i fundit ka shtënë drejt pronarit të një mobilerie.

Smakaj ka qëlluar me armë drejt Denis Halilit, i cili i kishte dërguar porosinë mangut, sepse mungonin dy karrige.

Fillimisht sherri ka nisur për parkimin dhe më pas ka agravuar pasi ka parë që mungonin dy karrige, në porosinë e bërë.

Autori  ka dalë me armë zjarri nga shtëpia dhe ka qëlluar drejt Denis Halilit, por plumbi aksidentalisht ka kapur mikun e tij.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe gruaja e pronarit të mobilerisë, e cila bën me dije se 2 vëllezërit Smakaj, i kanë vënë pistoletën në kokë burrit të saj, por arma është bllokuar.

“I vunë pistoletën në kokë burrit por u bllokua arma. Jam munduar ti qetësoj personat”, ka thënë ajo mes të tjerash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.