Vrasja e Ardian Nikulajt, burg përjetë për autorin Ruben Saraiva
Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin përfundimtar duke dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt.
Sipas vendimit, shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor për ekzekutimin e Nikulajt dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga legjislacioni penal.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në zonën e Shëngjin, ku Nikulaj u qëllua për vdekje brenda një lokali. Rasti shkaktoi reagim të gjerë publik për shkak të mënyrës së organizuar të krimit.
Sipas hetimeve, vrasja ishte e mirëplanifikuar, me autorët që kishin studiuar në detaje lëvizjet e viktimës dhe kishin koordinuar çdo hap të ekzekutimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



