E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braho kërkon sekuestrimin e të gjitha pasurive të Ermal Beqirit
Lajme

Braho kërkon sekuestrimin e të gjitha pasurive të Ermal Beqirit

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, ka bërë të ditur se procedurat për sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit në Francë janë në proces aktiv.

Gjatë një deklarate për mediat, ai sqaroi se kërkesa e autoriteteve shqiptare nuk kufizohet vetëm te një pasuri e vetme, por përfshin të gjithë asetet që i përkasin personit nën hetim në territorin francez. Sipas tij, bëhet fjalë për një proces të gjerë verifikimi dhe ndërhyrjeje ligjore, i cili pritet të konkretizohet me njoftime zyrtare në vijim.

Braho theksoi se hetimet janë duke u thelluar dhe se në fokus nuk është vetëm avioni për të cilin është raportuar publikisht, por edhe pasuri të tjera të mundshme që lidhen me Beqirajn.

Ermal Beqiri u vu në pranga në Francë pas një kërkese ndërkombëtare të autoriteteve shqiptare, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “AKSHI”. Ai përballet me disa akuza penale, ndërsa ndërkohë kanë nisur edhe procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Rasti konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme të fundit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me fokus ndjekjen e pasurive jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.