E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Devi Kasmit, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari
Bota

Vrasja e Devi Kasmit, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

Arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari, personi i akuzuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit. Hoxhallari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 7 vitesh dhe tashmë pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve, si ekzekutor i vrasjes dyshohet se ka vepruar ish-oficeri i forcave speciale greke, Efthimio Eftimiu, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Devi Kasmi u ekzekutua më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Sipas pistës së hetimit, vrasja dyshohet se ka ardhur për motive hakmarrjeje, pasi Kasmi kishte tentuar më herët të vriste me eksploziv Domart Konjarin, një personazh i njohur i botës së narkotrafikut, i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet franceze.

Njoftimi i Policisë

Autoritetet rumune kanë arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasin A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hoxhallari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas Policisë, më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Hoxhallari, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e shtetasit shqiptar D. K.

Gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar, autoritetet sekuestruan 9 armë zjarri, rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, kryesisht kanabis, si dhe një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Rumani dhe Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e Hoxhallarit drejt Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.