E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rajoni në rebelim, Shqipëria në teatër me Adriatik Lapajn
Bota

Rajoni në rebelim, Shqipëria në teatër me Adriatik Lapajn

Ballkani digjet, Tirana “krihet”

Ndërsa në Rumani, Bullgari dhe Serbi rrugët po shndërrohen në fronte përballjeje mes qytetarëve dhe pushtetit, Shqipëria ka zgjedhur rrugën më origjinale të revoltës: protestë pa dhëmbë, me mikrofon, kamerë dhe Adriatik Lapaj në qendër të skenës.

Në Bukuresht digjen goma. Në Sofje përplasen turmat me policinë. Në Beograd pushteti dridhet. Në Tiranë? Bëhet “event” dhe hidhen fishekzjarre nga patronazhistët për kthimin nga KUSHTETUESJA e pazareve me kushte të ministres që është marrë e pandehur nga GJKKO. Protesta shërben si dekor, zemërimi si aksesor, ndërsa sistemi shijon me  qetësi llokmat e vjedhura  nga dritarja e resorteve të Europës dhe  plot  siguri  se asgjë nuk do t’i prishë rehatinë nga delet që i gëzohen pulave të skaduara të Brazilit.

Ballkani kërkon  përgjegjësi, llogari dhe prosperitet. Shqipëria kërkon gjumë letargjik. Rajoni rrëzon lehtësisht pashallarët e  pushtetit. Ne prodhojmë llogje Kavajë  në kafe.

Një poull ­ i  tredhur nga abuzimi  pushtetarëve  duket se ka humbur nervin dhe fuqinë ndaj një grushti sharlatanësh dhe nuk merr frymë  nga presioni ndaj e  quan  protestën  si spektakël fundjave.  U katandisëm një popull pensionist i  sterilizuar nga protesta.

Ndërsa fqinjët luftojnë për të marrë shtetin mbrapsht, shqiptarët po vegjetojnë me sytë nga qielli duke pritur te hanë mish e oriz per vitin e Ri….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.