Vrasja e Edisonit mikut të Shullazit, flet banori: Zhurmat ishin të forta, mendova se po shpërthejnë mina
Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e së martës nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur Genci Caci, të dy nga Vlora.
ABC News: Për ti shpëtuar atentatorëve të cilët i ishin vënë në ndjekje kalojnë rrugën kryesore për tu futur në këtë rrugë dytësore, por sapo ata kanë bërë vetëm 20 metra janë përballur me një breshëri automatiku duke e pasur të pamundur të lëvizin.
Banori: Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



