E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Edmond Sulës, dalin detaje të reja, autori veproi i vetëm
Lajme

Vrasja e Edmond Sulës, dalin detaje të reja, autori veproi i vetëm

U zhduk pa gjurmë në këmbë

Hetimet paraprake mbi vrasjen e Edmond Sulës po zbulojnë një skenar të pazakontë krahasuar me atentatet tipike të ndodhura në vend. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se autori ka vepruar i vetëm dhe ka realizuar të gjithë lëvizjen e tij në këmbë, pa përdorur asnjë mjet transporti.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi, nuk është konstatuar asnjë automjet i përfshirë në largimin e autorit, çka përforcon dyshimet se ai ka ndjekur një plan të mirëmenduar për të shmangur çdo gjurmë të mundshme.

Sipas të dhënave, autori dyshohet se ka qëndruar i fshehur në barishte, pranë një peme, duke pritur momentin e duhur për të kryer sulmin. Menjëherë pas ekzekutimit, ai është larguar në këmbë, duke kaluar fillimisht nëpër toka bujqësore në errësirë dhe më pas në një zonë të pyllëzuar, ku edhe ka humbur gjurmët.

Hetuesit janë të bindur se autori ka njohuri të detajuara për terrenin, pasi ka zgjedhur një itinerar tërësisht jashtë mbulimit të kamerave të sigurisë. Ky fakt tregon për një përgatitje të kujdesshme dhe njohje të mirë të zonës ku ndodhi krimi.

Një tjetër element që bie në sy është mungesa e një automjeti të djegur apo armëve të braktisura, një praktikë që shpesh shoqëron atentatet e kryera nga vrasës me pagesë në Shqipëri. Kjo ka shtuar dyshimet e hetuesve se kemi të bëjmë me një autor që nuk i përket këtij profili.

Në këtë kontekst, pista kryesore e hetimit mbetet ajo e konflikteve personale, duke qenë se Edmond Sula dyshohet të ketë pasur përplasje të shumta. Autoritetet po punojnë për të identifikuar persona me të cilët viktima mund të ketë pasur probleme, ndërsa analiza e provave vijon për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.