E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Humbëm një shërbëtor të Policisë!
Lajme

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Humbëm një shërbëtor të Policisë!

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar nga Spitali i Traumës pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lozhan të Korçës, ku një efektiv i policisë humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Në deklaratën e tij për mediat, Hita e cilësoi këtë një humbje të madhe për institucionin dhe theksoi se një tjetër punonjës policie ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke marrë trajtim intensiv mjekësor.

“Sot Policia e Shtetit ka humbur një nga shërbëtorët e saj në krye të detyrës. Një tjetër efektiv është plagosur rëndë dhe po trajtohet nga mjekët. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe personi në kërkim, i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës,” deklaroi ai.

Hita u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke theksuar se është një situatë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë strukturat e policisë dhe opinionin publik.

Ndërkohë, ai konfirmoi se Prokuroria e rrethit të Korçës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas tij, pritet që në vijim të ketë një informacion më të detajuar mbi dinamikën dhe zhvillimin e operacionit.

“Hetimet kanë nisur dhe shumë shpejt do të ketë një pasqyrë të plotë të asaj që ka ndodhur. Unë do të nisem drejt Korçës për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme,” shtoi drejtori i Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.