E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja me snajper/Dyshimet tek një ish-gardist, pjesë e grupit të Armando Gjinit
Publik News

Vrasja me snajper/Dyshimet tek një ish-gardist, pjesë e grupit të Armando Gjinit

Snajperi dyshohet se është një person me eksperiencë me armët luftarake, për shkak se në të shkuarën e tij, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës. Ish-gardisti, ka patur njohuri dhe saktësi në qitje, duke mundur të sigurojë përmes njohjeve armën, të cilën e hodhi pas pallatit pasi kreu krimin.
Featured image of article: Dosja-snajperi/ Kush është qitësi profesionist që vrau Kastriot Reçin, dyshimet tek një ish-gardist, pjesë e grupit të Armando GjinitRRESHEN– U vesh si grua, vuri paruke, një kapuç të zi… një fustan dhe u ngjit për në katin e shtatë të pallatit, ku kishte apartamentin Armando Gjini. Është ky informacioni i vetëm që është mundur të sigurohet nga mediat në rrugë jo-zyrtare për snajperin misterioz që ia doli të vriste në mes të ditës me tek plumb biznesmenin, Kastriot Reçi. Burime në Policinë e Shtetit, i thanë Dosja.al se gjurmët e siguruara deri më tani, të çojnë drejt të afërmve të Armando Gjinit, i ekzekutuar më 12 gusht 2019, në sy të fëmijëve të tij të mitur, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ndërsa për këtë vrasje u dyshua Kastriot Reçi dhe grupi i tij, por kurrë akuza nuk u faktua. Po të njëjtat burime, theksuan, se dyshohet se snajperi është një person me eksperiencë me armët luftarake, për shkak se në të shkuarën e tij, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës. Ish-gardisti, ka patur njohuri dhe saktësi në qitje, duke mundur të sigurojë përmes njohjeve armën, të cilën e hodhi në pas pallatit pasi kreu krimin.

Bashkë me një mikun e tij, snajperi është ka zbarkuar në Rrëshen, rreth orës 07:00 e mëngjesit të së martës. Në këtë moment, dy aleatët në krim janë ndarë. Qitësi profesionist, ka patur një njohje prefekte të skenës ku do të vriste Kastriot Reçin, dhe i vetmi që mund t’ja shkatërronte planin do të ishte vetë Reçi, nëse ky i fundit nuk do të paraqitej si çdo ditë në lokal. Por jo, snajperi nuk gaboi. Pasi e kishte vëzhguar nga larg për më shumë se një javë biznesmenin, edhe të martën, me një qetësi dhe plan të mirëorganizuar shkoi në banesën e Armando Gjinit, me të cilin dyshohet se ka patur një marrëdhënie të ngushtë miqësore dhe nga apartamenti është pozicionuar për momentin e duhur. Me fustan dhe paruke, ka përgatitur snajperin tip Sabbatti, me rreze mbi 250 metra, dhe ka pritur orën kur Reçi do të shfaqej. Në 10:55 minuta, Reçi zbriti nga makina e tij si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij. Snajperi e ka vëzhguar dhe e ka pritur momentin e duhur. Dhe ai erdhi…. Që pasi iu vra i vëllai, qytetarë të Rrëshenit, që kanë njohje me viktimën, i thanë në anonimitet Dosja.al, se Kastriot Reçi i ruhej një atentati. Ai ulej gjithnjë në një cep të lokal “Mirdita” nga ku kishte vëzhgim në të gjithë lokalin duke evituar anën e rrugës, apo praninë tek xhamat.

Më 7 janar, bashkë me vëllain e tij, dhe me dy persona të tjerë që besohet se kujdeseshin për sigurinë e tij, Reçi ka parkuar dhe ka zbritur. Në këtë moment, i vëllai është larguar për të hyrë në bar, ndërsa viktima ndalon të takojë një grua me fëmijë. Snajperi, që kishte 5 orë që e vëzhgonte me një saktësi absolute e ka qëlluar vetëm një herë. Një plumb në zemër i ka shkaktuar vdekjen në jo më shumë se 30 sekonda pas goditjes, në një distancë prej 150-200 metra. Autori ka hedhur nga pallati snajperin i cili është gjetur nga policia mbrapa pallatit. Më pas ai është larguar me shpejtësi, ka ecur disa metra në këmbë, për të shkuar deri tek makina kur e priste miku bashkëpunëtor dhe janë nisur drejt rrugës Rrëshen- Burrel.

Vrasja  e Reçit ka si motiv hakmarrjen, e tanimë kjo pistë forcohet edhe më. Mënyra e vrasjes, njohja që snajperi ka patur me armët, por edhe lidhjet me Italinë, dhe grupin e Armando Gjinit, i ka çuar hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, se sipas tyre, vrasja e Reçit është një hakmarrje e mundshme për trupin e vrarë të ushtarit të Met Kananit.

47-vjeçari u njoh më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të Met Kananit së bashku me 37 persona të tjerë. Ushtarët e Met Kananit këmbenin kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Por 4 ditë pas arrestimit,  Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet për vrasjen e tij u fokusuan tek prishja e pazareve të drogës duke përjashtuar nga hetimi indirekt Kastriot Reçin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.