E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja për një kafe në Manzë, arrestohen 4 persona (Emrat)
Flash

Vrasja për një kafe në Manzë, arrestohen 4 persona (Emrat)

Katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur ditën e djeshme në Manzë. Bëhet fjalë për Erald Canin, Ergi Kadiun, si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja. Ata do të përballen me akuza për përkrahje të autorit, moskallëzim të krimit dhe mbajtje pa leje të armëve.

Rrëfimi i ngjarjes

Sipas informacioneve nga hetimet, ngjarja nisi kur Daniel Pepa dhe Arianit Kurti shkuan në një lokal, ku Danieli i kërkoi kamerierit një kafe. Kamerieri iu përgjigj se ekspresi nuk punonte, por Danieli insistoi duke përdorur edhe fjalë fyese. Konflikti u përshkallëzua kur në debat u përfshi edhe Flori Paluçi, i cili mbrojti kamerierin, duke i kërkuar Danielit të ndalonte ofendimet.

Pas debatit verbal, situata u tensionua dhe degjeneroi në përdorimin e armëve. Flori Paluçi qëlloi i pari, duke vrarë Arianit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa reagoi duke qëlluar dhe duke vrarë Paluçin.

Reagimi i Policisë

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 01:25 të datës 22 tetor 2025, jashtë një lokali në Manzë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Për këtë ngjarje janë arrestuar katër persona për moskallëzim të krimit: Erald Cani (25 vjeç), Ergi Kadiu (21 vjeç), dhe dy vëllezërit Taulant (37 vjeç) dhe Emirjan Beqja (34 vjeç), banues të gjithë në Manzë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim Daniel Pepa (21 vjeç), i dyshuar për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve, si dhe G. A. (30 vjeç), i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve, përkrahje të autorit dhe moskallëzim të krimit.

Hetimet tregojnë se Daniel Pepa u përfshi në një konflikt verbal me kamerierin dhe Flori Paluçin, i cili ishte në lokal me disa persona, përfshirë edhe Erald Canin. Pas debatit, Pepa u largua me makinë, por u kthye shpejt i shoqëruar nga Ergi Kadiu dhe Arianit Kurti.

Gjatë tentativës së tyre për të hyrë në lokal, Flori Paluçi doli jashtë dhe qëlloi në tokë. Në përgjigje, Pepa qëlloi drejt Paluçit duke e plagosur, dhe më pas ky i fundit qëlloi përsëri në drejtim të Pepës dhe Kurtit, duke plagosur edhe Kurtin me grusht.

Si rezultat i shkëmbimit të armëve, kanë ndërruar jetë Flori Paluçi dhe Arianit Kurti. Shtetasi G. A. dyshohet se është larguar nga vendngjarja bashkë me Daniel Pepën.

Aktualisht janë në vijim kërkimet për kapjen e Daniel Pepës dhe G. A-së. Prokuroria e Durrësit po punon intensivisht për mbledhjen e provave dhe për përfundimin e hetimeve ndaj të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike.

Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.