E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç
Lajme

Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeç

dyshohet furnizim për grupe kriminale

Një bazë armësh dhe municioni luftarak, e dyshuar se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale, është zbuluar në Manzë të Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Baza”.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Manzë.

Sipas Policisë, kontrolli në banesën e të riut çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municioni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), gjashtë krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Policia dyshon se baza shërbente për furnizimin me armë të grupeve kriminale. Për këtë arsye, të gjitha armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit.

Ndaj 20-vjeçarit janë ngritur akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.