E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJE NË MES TË “BLLOKUT” ,EKZEKUTOHET ME SILENCIATOR POSHTË BANESËS NJË PERSON (DETAJE)
Lajme

VRASJE NË MES TË “BLLOKUT” ,EKZEKUTOHET ME SILENCIATOR POSHTË BANESËS NJË PERSON (DETAJE)

Vrasje në mes të “Bllokut” pranë LSI, ekzekutohet me silenciator poshtë banesës një person (DETAJE)

Paraprakisht dyshohet se një person rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Nikolla Tupja” pranë selisë së LSI-së.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga banorët pranë një tuneli në katin e parë të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë ndjekur shënjestrën me një makinë të zezë dhe xhama të zinj, dhe më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dyshohet se arma e përdorur ka qenë me silenciator pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Policia ka shoqëruar në polici tre persona të cilët mund të kenë parë ngjarjen. Ndërsa uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. (Vijon…)

swf3wrg3egh45h.jpg

asdfwefweg23g3g_copy.jpg

 

fw3gr3gh345h.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.