E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau 48-vjeçarin për një vend parkimi, arrestohet autori
Lajme

Vrau 48-vjeçarin për një vend parkimi, arrestohet autori

Policia e Kavajës ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Alket Isufi, ngjarje e ndodhur mesditën e 21 shkurtit në lagjen nr. 3 të qytetit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të 48-vjeçarit Landi Puja, banues në të njëjtën lagje.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:22, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i dyshuari ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i identifikuar si Alket Isufi. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit, por u kap nga policia pas kontrolleve të shumta në zonë. Gjatë veprimeve të para hetimore, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të çështjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.