E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau avokatin një vit më parë, shqiptari më i kërkuar në Greqi bën ‘goditjen’ e rradhës
Bota

Vrau avokatin një vit më parë, shqiptari më i kërkuar në Greqi bën ‘goditjen’ e rradhës

Një nga shqiptarët më të kërkuar në Greqi është shfaqur këtë të enjtë në Athinë.

Bëhet fjalë për Aleksandro Matën, të njohur edhe me emrin Eno Mata, 32-vjeçari i cili kërkohet për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos.

Ngjarja ka ndodhur në Tetor të vitit 2017 në Athinë, ku Mata dyshohet se është një nga dy ekzekutuesit  e avokatit.

Mediat greke bëjnë me dije se në 31 janar të këtij viti Eno Mata ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës. Ai dhe bashkëpunëtori i tij sulmuan argjendarinë dhe nën kërcënimin e armës morën bizhuteri. Në fakt, ka qenë pikërisht shqiptari Eno Mata që goditi edhe vajzën e pronarit të argjendarisë.

Më pas u arratisën me një makinë që dyshohet se ishte e vjedhur. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit dhe është identifikuar nga ana e hetuesve grekë, të cilët tashmë po e kërkojnë prej më shumë se një viti.
Në Qershor të vitit 2018, Eno Mata kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje, ku kishte lënë edhe një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues” dhe thoshte se nuk është i përfshirë në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.