E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau bashkëatdhetarin, shqiptari “luan” shijon kafen i pashqetësuar në mes të Athinës
Lajme

Vrau bashkëatdhetarin, shqiptari “luan” shijon kafen i pashqetësuar në mes të Athinës

Në një video të publikuar nga mediat greke, shfaqet Elis Salaj, 35-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për vrasjen e 39-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami. Videoja është postuar në rrjetet sociale dhe tregon Salajn duke u shfaqur pa shqetësuar pranë një grupi personash.

Sipas mediave greke, policia ka konfirmuar se vrasja e datës 21 shkurt është kryer pikërisht nga Salaj në Nea Ionia të Athinës. Megjithatë, Salaj, i cili është pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të qarkullojë lirshëm.

Grupi “Lions” është njohur në Greqi për vepra kriminale të shumta dhe trafiqe të paligjshme. Më herët për vrasjen e Pëllumb Islamit janë ndaluar edhe 34-vjeçari Olsian Nurixhi, i njohur si Ernest Nurixhi, si dhe një 24-vjeçar tjetër shqiptar i njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios”.

Grupi “Lions” dhe lokali “Bella Vita”, që është njohur si pika e tyre, dyshohet se kanë lidhje me një personazh të njohur të botës së krimit, i cili është burgosur në Greqi për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe për disa ngjarje të tjera të rënda në shtetin fqinj.

Elis Salaj, i cili është bashkëpronar i një lokali nate në shtetin fqinj dhe që e shpëtoi një atentati në dhjetor 2022, dyshonte se autor ishte vëllai i viktimës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.