E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau dhe plagosi dy persona në 1999, kapet në Greqi i shumëkërkuari
Bota

Vrau dhe plagosi dy persona në 1999, kapet në Greqi i shumëkërkuari

Albert Kapllanaj pritet të ekstradohet në Shqipëri

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, autoritetet kanë finalizuar kapjen në Greqi të një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim prej vitesh. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Albert Kapllanaj, i cili është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Kapllanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila më 27 qershor 2013 e ka dënuar me 14 vite burgim për disa vepra penale të rënda. Ai është shpallur fajtor për “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, si dhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas të dhënave zyrtare, nga dënimi total i dhënë nga gjykata, të dënuarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite burgim.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar daton në vitin 1999, kur gjatë një konflikti për motive të ndryshme me tre shtetas, Kapllanaj ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi me inicialet A. F., ndërsa dy familjarë të tij kanë mbetur të plagosur.

Arrestimi i tij në territorin grek konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese dhe në përpjekjet për vendosjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim për krime të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.