E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau  ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, dënohet me burgim përjetë Dorjan Keqi
Lajme

Vrau ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, dënohet me burgim përjetë Dorjan Keqi

Dorjan Keqi, i akuzuar si autor i vrasjes Saimir Jakut, së ish-drejtorit të OST-së në Rrëshen në 2016 është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin me pagesë Dorjan Keqi, i cili ishte vënë nën akuze si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016-të në Rrëshen.

42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ashtu si dhe në momentin e arrestimit edhe gjatë gjykimit në themel të çështjes, Dorjan Keqi ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me krimin, duke refuzuar që të bëhet dhe bashkëpunëtor i drejtësisë në këmbim të lehtësimit të pozitave penale.

Por organi i akuzës përmes provave shkencore arriti të zbardhë ngjarjen pas 7 vitesh nga vrasja e zyrtari të OST në Rrëshen, duke provuar fajësinë për Dorjan Keqin.

40-vjeçari Keqi u arrestua në shtator të vitit 2022 nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë te bidoni me benzinë që u gjet në vendin ku autorët kishin djegur makinën pas krimit.

Ish-drejtori i OST-së për Veriun, Saimir Jaku, u ekzekutua me 9 shtator të vitit 2016-të. Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rrëshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur.

Autorët e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorjan Keqi, arritën të largohen me një automjet tip “Benz”, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.