E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRAU ME KALLASHNIKOV FQINJIN E TIJ, BURG PËR 37-VJEÇARIN (EMRAT)
Lajme

VRAU ME KALLASHNIKOV FQINJIN E TIJ, BURG PËR 37-VJEÇARIN (EMRAT)

Gjykata e Durrësi ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ndue Zefit i cili vrau 45-vjeçarin Martin Ndreca.

Ndue Zefi akuzohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’

Ditën e vrasjes viktima dhe autori i ngjarjes kanë qenë duke pirë alkool në një nga lokalet e zonës, ku edhe ka nisur sherri mes tyre për arsye banale duke përfunduar në vrasje.

Pas sherrit, 37-vjeçari ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.  Aty e ka qëlluar me 5 plumba, nga të cilët vetëm njëri prej tyre ka kapur 45-vjecarin në pjesën e shpatullës, por kjo ka rezultuar fatale për të.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.